Prona

100,000 €

Gasoniere moderne për shitje tek Komuna e Parisit, pranë Kompleksit Olimpik !

Komuna e Parisit Tirana, Albania

Referenca: OZON4665

Në një vendndodhje të privilegjuar pranë Kompleksit Olimpik në Komunën e Parisit, ju ofrohet një gasonierë moderne që shquhet për organizimin e shkëlqyer të hapësirave të saj. Ambienti është projektuar me shumë kujdes për të përfshirë zonën e fjetjes, ngrënies, relaksimit dhe gatimit.
Prona është e pajisur plotësisht me të gjitha orenditë dhe pajisjet elektrike të nevojshme për jetesën e përditshme. Gasoniera ndodhet në katin e pestë të një pallati të ri, me ashensor për lehtësimin e lëvizjes. Me një sipërfaqe neto prej 34 m2 dhe bruto prej 38 m2, ajo ofron një hapësirë të këndshme dhe funksionale për jetesën tuaj të përditshme.

E arreduar me mjaft shije nga një arkitekt, ambienti është i dizajnuar për të krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe të mahnitshme për banuesit e rinj. Gasoniera është e pa banuar më parë, duke u ofruar blerësve mundësinë për të filluar një kapitull të ri në një ambient të modernizuar.

Prona gjithashtu ka një tualet të madh, i pajisur me të gjitha pajisjet elektrike të nevojshme. Disponon certifikatën e pronesisë dhe del në shitje me një çmim prej 100,000 euro.

Informacion
Karakteristikat
  • Air Conditioning
  • Lift
  • School
  • Bus Station