Prona

1950€/ m2

SHITEN APARTAMENTE 1+1, TEK TURQUOISE MARINA, HAMALLAJ!

Hamallaj, Gjiri i Lalzit, Durrës, Albania Durrës, Albania

Referenca: OZON3556

Turquoise Marina është ndër projektet më të mëdhaja, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajonin e Ballkanit, me një sipërfaqe totale prej 350’000m2 (35 ha) dhe sipërfaqe ujore
38’400m2, i pozicionuar në Hamallaj, në zonën e Gjirit të Lalëzit.
Turquoise Marina ofron cilësi të lartë të përcaktuar nga EUROCODE, me ndjekje rigoroze të 10 standardeve evropiane për dizajnin strukturor.
Investimi ka në përbërje hapësira të dedikuara për terrene sportive, pishina, Aquapark, Marine Port dhe faciliete të shumta për t’iu dhuruar një jetesë të qetë, larg zhurmës dhe kaosit
të përditshëm të qyteteve.

Kompleksi “Turquoise Marine” ofron izolim termik, teknologji të lartë, siguri të plotë me sistem të dixhitalizuar si dhe një arkitekturë moderne dhe tepër funksionale.

Distanca nga Tirana është 40 Km, 35 km nga Aeroporti i Rinasit “Nënë Tereza”, dhe 23 km nga Porti i Durrësit. Brenda kompleksit do të jetë e aksesueshme lëvizja tokësore për mjetet
motorrike, ndërsa nga uji lëvizja do të mundësohet nëpërmjet varkave dhe motorrvarkave, gjithashtu edhe biçikleta uji.

Shërbimet: Aquapark, Pishina, Marine Port, Bar, Restorant.
Facilitete: Plazh Privat, Port Ankorimi për mjete lundruese, Parkim i dedikuar, Korsi biçikletash, Ambiente sportive.

Një ndër pikat e forta të këtij projektit është kanali, i cili lidh në mënyrë natyrore detin me pjesën e brendshme të kompleksit, që gjithashtu siguron një sistem ekologjik për drenimin
dhe mbledhjen e ujërave siperfaqesore të të gjith rezidenceëës, siguron akses të drejtëpërdrejtë në çdo pronë, përveç pronave që janë krah tij, për çdo banesë në rezidencë i aksesohet
një post parkimi ne kanal.

Menaxhimi i ketij kanali do të jetë i ndryshëm nga menaxhimi i rezidencës, kontrolli i kanalit do të bëhet me pika vrojtimi në fillim dhe në fund të tij.

“Turquoise Marina” do të jetë një destinacion rekreativ për individët dhe familarët që dëshirojnë të shijojnë natyrën rrethuar me pisha të buta dhe të egra ku ofrohet siguri, cilësi e lartë
ndërtimi dhe infrastrukturë.

Kemi perzgjedhur t’i përshtatemi kërkesave të çdo klienti duke ofruar tipologji apartamentesh, nga ato më të voglat deri te vilat, të gjitha me hyrje individuale. Projekti është konceptuar
në një mënyrë të tillë që ta gjejë veten, dhe një çift i ri, edhe një familje e madhe. Në kompleks do të gjeni hapësirën e dedikuar e cila do të krijojë përputhshmëri me kërkesën tuaj.

Apartamentet jane te pozicionuara ne Vilen T5, te cilet kane kate dhe orientime te ndryshme. Organizohen ne salon, kuzhine te vecuar, dhome gjumi, tualet dhe ballkon.
Siperfaqja neto 60.9 dhe siperfaqja bruto 69.1.

Per me shume informacion ose vizite ne prone, na kontaktoni!

Informacion
Karakteristikat
  • Air Conditioning
  • Lift
  • Airport
  • Swimming Pool