Apartament modern 1+1 me qera për biznes në ndërtesën Tirana Garden Building, Rruga e Kavajës!
Rruga e Kavajes Tirana, Albania
Referenca: OZON4203
Detajet e Pronës:
- Sipërfaqe neto: 62 m²
- Sipërfaqe bruto: 77.3 m²
Ambienti ndodhet në katin e 4-t të njërës prej kullave në objektin më modern të ndërtuar së fundmi në Tiranë "Tirana Garden Building" , 2 katet e së cilës ofrojnë shërbime të ndryshme. I pozicionuar në Rrugën e Kavajës , pranë kryqëzimit të "21 Dhjetorit" , zona ku ndodhet dhe aksesi që ka është shumë i favorshëm pasi ka të gjitha llojet e faciliteteve përreth.
I organizuar në dy ambiente pune, një tualet dhe një ballkon me pamje nga perëndimi.
I pajisur me kondicioner, ndriçim modern të vendosur nga vetë pronari por gjithashtu dhe me dritë natyrale të shkëlqyer në të dyja ambientet e punës.
Ideal për biznese të ndryshme.
Çmimi: 650€/muaj
Na kontaktoni për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë në këtë apartament!