Property

1,500 € /month

Apartament luksoz 2+1+2 për qira tek Secret Garden, TEG!

Secret Garden ,TEG Tirana, Albania

Reference: OZON4664

Apartamenti ndodhet në një nga rezidencat më të kërkuara të zonës, "Secret Garden", pranë TEG-ut. Me një strukturë të mirëorganizuar që përfshin një sallon të madh, një kuzhinë moderne, dy dhoma gjumi komode, dy tualete dhe dy ballkone, ky apartament ofron një ambient të përshtatshëm për jetesën e përditshme.

I investuar në detaje dhe me kujdes të veçantë në çdo aspekt, ai kombinon luksin me komoditetin për t'u siguruar qëndrueshmëri dhe kënaqësi për banorët e tij. Ndodhet në katin e katërt të kompleksit dhe ofron një siperfaqe prej 116 m2. Cmimi për qira është 1500 euro në muaj, duke përfshirë një vend parkimi të dedikuar për banorët e apartamentit.

Kjo pronë paraqet një mundësi të shkëlqyer për ata që kërkojnë një ambient të përshtatshëm dhe të sigurt për të jetuar në një nga zonat më të preferuara dhe të zhvilluara të Tiranës.

Information
Features
  • Air Conditioning
  • Lift
  • CountrySide
  • Shopping Center