Property

350,000 €

SHITET VILË 3-KATËSHE NË PEZË TË VOGËL

Peze e Vogel Tirana, Albania

Reference: OZON5560

Në një nga zonat më të qeta dhe të gjelbra të Pezës së Vogël, ofrohet për shitje një vilë e ndërtuar me punime cilësore të vitit 2016. Vila është e pozicionuar në majë kodre me rrugë të asfaltuar dhe akses të lehtë gjatë gjithë vitit. Prona është ideale për jetesë familjare ose investim turistik.

Detaje të pronës:

Sipërfaqe ndërtimi: 400 m²

Sipërfaqe totale e tokës: 1,000 m²

Strukturë: 2 kate + papafingo (3 kate gjithsej)

E ndarë në 2 hyrje të veçanta

Përbërja e brendshme:
• 9 dhoma gjumi
• 2 dhoma ndenje
• 2 kuzhina
• 4 tualete
• 6 ballkone
• 2 oxhaqe

Pajisje dhe karakteristika shtesë:
• Depozitë uji 6,000 litra
• Panele diellore për ngrohje uji
• Kamera sigurie
• Pemëtari e mbjellë
• Oborr i madh me hapësirë për fëmijë dhe relaks
• Ajër i pastër dhe ambient i qetë, larg zhurmës së qytetit

Çmimi: 350,000 €

Prona ofron kombinimin ideal të komoditetit, privatësisë dhe natyrës. E përshtatshme për banim të përhershëm ose si vilë pushimi. Dokumentacion i rregullt.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.

Information
Features
  • CountrySide
  • View to Mountain
  • View to Road