Property

9,090 € /month

JEPET NDERTESE 8 KATESHE NE ELBASAN ME QIRA!

Elbasan, Albania

Reference: OZON6446

Jepet me qira një ndërtesë moderne 8-katëshe në një nga zonat më të mira të Elbasanit, me një lokacion strategjik që ofron akses të lehtë dhe dukshmëri të lartë për çdo lloj aktiviteti biznesi.

Ndërtesa ka një sipërfaqe totale prej 3030 m², e organizuar në mënyrë funksionale dhe të përshtatshme për zyra, institucione, klinika, apo kompani të ndryshme. Ambientet janë të bollshme dhe fleksibël, duke lejuar përshtatje sipas nevojave të biznesit.

Një nga avantazhet kryesore të kësaj prone është ndriçimi natyral shumë i mirë, pasi ndërtesa është e orientuar në mënyrë të tillë që përfiton maksimalisht nga drita e diellit gjatë gjithë ditës, duke krijuar ambiente të ndritshme dhe komode për punë.

Pozicioni i favorshëm, hapësirat e mëdha dhe cilësia e ndërtimit e bëjnë këtë ndërtesë një mundësi ideale për investim apo zhvillim biznesi në një nga qytetet më të rëndësishme të vendit.

Information
Features
  • Lift
  • City Center
  • Police
  • Hospital
  • School
  • View to Road