Vilë për qira tek Akacia Hills, Mjull Bathore!
Akacia Hills, Mjull bathore Tirana, Albania
Referenca: OZON6021
Vilë rezidenciale në zonën e re banimi “AKACIA HILLS”. Vila ka një sipërfaqe trualli prej 668 m² dhe 475 m² ndërtim, me një total prej 1143 m² pronë, e pozicionuar në një nga zonat më të mira në Tiranë, Shqipëri. Kjo vilë ka arkitekturë shumë të bukur dhe është projektuar në tre kate dhe një kat nën çati.
✦ ORGANIZIMI I BRENDSHËM
Kati -1
Projektuar për komoditet dhe argëtim:
• Garazh për 2 makina
• Dhomë teknike e pajisur me të gjitha sistemet funksionale të vilës
• Sallon i madh dedikuar aktiviteteve rekreative
• 1 tualet
Kati 0
Një hapësirë e hapur dhe e ndriçuar, me pamje panoramike 360°:
• Sallon i gjerë me akses direkt në verandë, si dhe në kopshtin e përparmë dhe të pasëm, ku mund të shijoni qetësinë dhe atmosferën e gjelbër.
• Ambient gatimi dhe ngrënieje me kuzhinë të instaluar
• 1 dhomë gjumi
• 1 depo
• 1 tualet
Kati 1
Zona e privatësisë dhe relaksit:
• Dhomë matrimoniale me tualet të brendshëm, jacuzzi, vaskë dhe dush
• Garderobë e dedikuar
• Ballkon të madh me pamje shumë të këndshme
• 1 dhomë gjumi shtesë
• Ambient studio
• 1 tualet shtesë
Nënçatia
Një hapësirë e veçantë dhe intime:
• Dhomë gjumi me privatësi të plotë, ideale si suitë e veçantë
✦ KARAKTERISTIKA TË PRONËS
Vila ofron një gamë të gjerë facilitetesh moderne për komoditet maksimal:
• Gjenerator elektrik
• Pus uji për furnizim të energjise elektrike dhe ujit 24/7
• Kuzhinë e pajisur plotësisht
• Jepet gjysmë e mobiluar
✦ SIGURIA
Pjesë e një kompleksi të mbyllur dhe me siguri elitare:
• Kamerat e sigurisë në vilë (CCTV)
• Sistem alarmi
• Sistem zjarrfikës
• Siguri me roje 24 orë (Akacia Hills)
• Kamerat kryesore të kompleksit (CCTV)
✦ PAJISJET
Përfshihen pajisje dhe elemente cilësore si:
• Lavastovilje • Pianurë elektrike • Mikrovalë • Furrë • Internet • TV
• Antenë TV + parapërgatitje për TV kabllor
• Parapërgatitje për internet
• Jacuzzi • Hidromasazh
• Lavatriçe • Ngrohës uji • Mbajtës peshqirësh me ngrohje
• Oxhak • Detektor tymi dhe zjarri
• Garderoba • Dysheme parketi • Wi-Fi
✦ RRETHINAT
Vila ndodhet në një zonë të qetë, të gjelbër dhe të privilegjuar, me akses të shpejtë në:
• Aeroport • Qendër qyteti • Zona komerciale
• Shkollë • Supermarket • Qendra tregtare
• Pishina • Transport publik • Autostradë
• Pamje nga qyteti, mali, kopshti dhe natyra përreth
ÇMIMI: 3000€/muaj