Prona

990,000 €

Vilë luksoze për shitje tek San Pietro Residence, Gjiri i Lalzit!

Gjiri i Lalzit Durrës, Albania

Referenca: OZON6313

♦ Vendndodhja: San Pietro Residence
♦ Tipologjia: Vilë 2-katëshe
♦ Sipërfaqe trualli: 678.2 m²
♦ Sipërfaqe ndërtimi: 177.85 m²
♦ Çmimi: 990,000 €

♦ Përshkrimi i Vilës:
Shitet vilë super luksoze në një nga rezidencat më ekskluzive bregdetare, e investuar me standard shumë të lartë dhe materiale cilësore nga markat më të njohura. Prona ofron privatësi të plotë, hapësira të bollshme dhe një koncept jetese premium.

Vila rrethohet nga një oborr gjigand i sistemuar me kujdes, i mbjellë me ullinj, palma dhe pemë dekorative të larta, duke krijuar një ambient të gjelbëruar dhe relaksues në çdo kënd të saj.

Në pjesën ballore ndodhet pishina private me sistem ngrohjeje dhe ndriçim të brendshëm, e rrethuar me shezllone dhe e kompletuar me dush të jashtëm — ideale për relaks dhe argëtim gjatë gjithë sezonit.

Në pjesën e pasme të vilës është organizuar një ambient funksional me kuzhinë të jashtme, magazinë, kënd relaksi me ndenjëse dhe hapësirë për lojëra (basketboll), duke e kthyer pronën në një zonë të plotë argëtimi familjar.

Brenda vilës, kati përdhe ofron një sallon shumë të bollshëm me oxhak, ambient ngrënieje, kuzhinë të veçuar, një depo të vogël dhe një tualet. Ambientet karakterizohen nga punime druri cilësore dhe investim i lartë në detaje.

Në katin e dytë ndodhen 3 dhoma gjumi dhe një tualet. Njëra prej dhomave ka dalje në verandë, ndërsa një tjetër disponon garderobë walk-in closet. Pikturat murale në dy dhoma gjumi janë punime artistike të realizuara me dorë, jo letër muri, duke i dhënë pronës karakter unik dhe luks të rafinuar.

♦ Organizimi:
• Sallon i madh me oxhak • Ambient ngrënieje • Kuzhinë
• 3 dhoma gjumi • Walk-in closet • 2 tualete
• Verandë • Oborr i sistemuar
• Pishinë me ngrohje dhe ndriçim
• Kuzhinë e jashtme • Magazinë
• Kënd relaksi

♦ Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, ju lutem kontaktoni!

Informacion
Karakteristikat
  • Alarm
  • Fire Door
  • Air Conditioning
  • CountrySide
  • Swimming Pool