Prona

2,500 € /Muaj

Vilë 3-katëshe për qira, Vilat Gjermane!

Tirana, Albania

Referenca: OZON6531

Në zonën e preferuar të Vilat Gjermane ofrohet kjo vilë moderne dhe funksionale, e ndërtuar mbi një truall me sipërfaqe 300 m² dhe me sipërfaqe totale ndërtimi 306 m². Prona është e organizuar në mënyrë praktike dhe komode, duke ofruar hapësira të bollshme për jetesë familjare.

Kati i parë përbëhet nga një sallon i madh dhe i ndriçuar natyralisht, ambient gatimi dhe ngrënieje me organizim modern, si edhe një banjo. Në sallon ndodhet edhe një oxhak funksional, i cili krijon atmosferë të ngrohtë dhe komode.

Në katin e dytë janë të organizuara tre dhoma gjumi, një banjo dhe një dhomë e dedikuar për lavatriçe dhe hekurosje, duke ofruar funksionalitet maksimal për jetesën e përditshme.

Kati i tretë përfshin një dhomë të madhe, një banjo dhe një verandë të bollshme prej rreth 80 m², ideale për relaks apo organizime familjare.

Vila disponon sistem ngrohjeje me kaldajë, kondicionim në të gjitha dhomat dhe oxhak funksional në sallon. Garazhi me sipërfaqe 40 m² dhe oborri janë të pajisura me porta automatike. Për siguri maksimale, prona është e monitoruar me sistem kamerash në të katër faqet e shtëpisë. Gjithashtu, i gjithë sistemi i ujit është i pajisur me filtra për cilësi dhe pastërti më të lartë.

Kjo vilë kombinon komoditetin, funksionalitetin dhe privatësinë në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës.

Çmimi i qirasë: 2500€/muaj

Informacion
Karakteristikat
  • Bus Station