Prona

169,650 €

SHITET APARTAMENT 2+1+2 , CLOVER RESIDENCE, ISH FUSHA E AVIACIONIT!

Rruga e Dafinave Tirana, Albania

Referenca: OZON3902

Clover Residence ndodhet ane rruges se Dafinave, tek Parku 1-km (ish Fusha e Aviacionit) ne verilindje te qytetit te Tiranes i pozicionuar ne nje zone qe priret te zhvillohet me hapa te shpejte si zone rezidenciale me te gjitha facilitetet dhe sherbimet qe shoqerojne qendrat e banuara.

Nisur nga kjo, Clover Residence eshte projektuar me nje kujdes nga ana arkitektonike dhe ajo urbane si nje objekt i kompozuar ne disa volume me lartesi te ndryshme me tarrace dhe oborre te gjelber.

Skema konceptuale e kompleksit eshte qe gjelberimi i zene nga objekti qe do ndertohet te zhvendoset ne lartesine e tarracave duke e zevendesuar keshtu gjelberimin e humbur nga ndertimet.

Forma perpunohet dhe artikulohet me tej, per te arritur nje shkalle me njerezore. Volumi terhiqet ne katet e siperme duke e zvogeluar lartesine e objektit nga syri njerezor dhe duke ndjekur respektivisht grid perpendikular si ne plan, ashtu dhe ne fasade.

Objekti mban distance nga akset e rrugeve dhe ndertimet duke lene mundesine per hapesira dhe oborre te gjelber edhe ne nivelin zero.

Ne sistemim do te kete oborr te zhvilluar perimetralisht objektit me sheshe, trotuare, gjelberim, ndricim, ambjente shplodhes dhe hapesira sherbimi duke e bere keshtu ftues per banoret. Sheshe te nderthurura me hapesira gjelberimi, vazo me gjelberime qe sherbejne si stola dhe ambjente shplodhjeje

Objekti lidhet ne vertikalitet me 2 shkalle te bollshme dhe me mundesi ndricimi natyral mbi katin +4, me nga 2 ashensore per shkalle sipas standarteve europiane per kapacitetin mbajtes, permasat si dhe mbulimin per numer apartamentesh ne kat. Dy taracat e ulta me pamjen nga parku kane dalje ne shkalle dhe jane te shfrytezueshme nga banoret ndersa dy taracat e larta jane me dalje baxha vetem per mirembajtje.

Tipologjite per apartamentet jane 1+1, 2+1 dhe 3+1 me siperfaqe nga 73-160m2. Ambjentet e interierit kane hapesiren e nevojshme per realizimin e funksionit te percaktuar, me diellezim dhe ajrim te mire si dhe nje zgjidhje funksionale me ndarje te zones se dites me ate te nates. Pjeserisht nyjet h/sanitare jane me ndricim natyral.

Dyshemete jane parket me izolim akustik. Muret jane disa llojesh ne varesi te ambjentit dhe funksionit qe kryen. Muret ndarese mes apartamenteve dhe ndaresit me korridoret e shkalleve jane termikisht te izoluar duke perdorur pambuk mineral me trashesi 50mm te vendosur ndermjet dy mureve prej 10 cm. Muret ndares te dyqaneve jane me tulle 20cm. Muret perimetrale jane tulle e lehtesuar 20cm + fasade e ventiluar. Muret e tualeteve jane me tulle 10 cm. Ne vendet e pajisjeve te wc dhe bidese do te behet veshje me gips kundra lageshtires. Muret ndares midis apartamenteve jane 25 cm me izolim akustik.

Apartamenti organizohet ne kooridor shperndares: salon, kuzhine, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe 2 ballkone.

Cmimi 1300 Euro/m2.

Per me shume informacion ose vizite ne prone, mos hezitoni te na kontaktoni !

Informacion
Karakteristikat
  • Airport
  • Police
  • School
  • Bus Station